Posta e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka shpërndarë 70 për qind të asistencave sociale, nga gjithsej 21 mijë e 373 përfitues të kësaj asistence
PK-ja thekson se ballafaqimi më mijëra përfitues të asistencës sociale ka qenë mjaft sfidues.
“Ka qenë një ditë mjaft e vështirë duke marrë parasysh se numër i madh i qytetarëve kanë ardhur para zyrave postare ende pa filluar orari i punës. Mirëpo, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arritur që të sigurohet mbarëvajtja e procesit duke mbajtur me përpikëri distancën sociale prej 2 metrave brenda secilës zyre postare por edhe jashtë tyre, përkundër motit të ftoftë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Derisa gjatë ditës së sotme kemi parë radhë të qytetarëve të cilët prisnin për të marrë asistencën sociale, Posta e Kosovës po thotë se ato pamje kanë qenë të manipuluara.