Një burrë nga Phoenix ka vdekur dhe gruaja e tij është në gjendje kritike pasi përdoren fosfat klorokuin, (chloroquine) për të vetë-kuruar koronavirusin, raportojnë mediat e huaja, duke shtruar se bëhet fjalë për ilaçin kundër malaries që është përkrahur nga Presidenti Donald Trump si një trajtim për COVID-19.
Banner Health tha të hënën se çifti në të 60-tat u sëmurën brenda gjysmë ore nga pirja e ilaçit. Burri nuk shpëtoi dot dhe gjeti vdekjen kurse gruaja është në spital.
“Duke pasur parasysh paqartësinë rreth COVID-19, ne e kuptojmë se njerëzit janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus, por vetë-mjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë,” tha Dr. Daniel Brooks.
“Gjëja e fundit që ne duam tani është të përmbysim departamentet tona të urgjencës me pacientë që besojnë se gjetën një zgjidhje të paqartë dhe të rrezikshme që mund të rrezikonte potencialisht shëndetin e tyre.”
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/