Nga Italia raportohen sërish shifra të larta nga koronavirusi. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 662 viktima.
Në total numri i viktimave ka shkuar në 8165.
Ndërkohë, 80 539 persona janë raportuar të infektuar.
Në terapi intensive janë 3612, në struktura spitalore 24753 e 33 648 po kurohen në kushte shtëpie.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 10361 dhe në 24 orë janë shëruar 999 persona.
Kurba e përhapjes së pandemisë shfaqet e paqëndrueshme në rajonin e Lombardisë.
Vetëm në Lombardi janë regjistruar mbi 2500 pacientë të infektuar më shumë ditën e sotme, ndërsa numri i viktimave në këtë rajon është 4861.
Italia ka kryer deri më sot 351 060 tampone.