Shtëpia e Bardhë është habitur nga vendimi kryeministrit Benjamin Netanyahu për të anuluar vizitën delegacioni izraelit në Uashington.
Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke shprehur “zhgënjim të thellë” me lëvizjen e Netanyahut.
Me heret kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.
Këtë e bëri të ditur zyra e Netanyahut, duke treguar si arsye abstenimin e SHBA kur u votua rezoluta e OKB-së për Gazën./m.j