Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një 71 vjeçar, si pasojë e koronavirusit, duke e rritur numrin e viktimave nga kjo sëmundje në tre. Mësohet se viktima vuante nga kanceri i mushkërisë.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej shtatë ditësh ishte shtruar në Spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
“71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. MShMS i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
89 persona janë zyrtarisht të infektuar me koronavirus në Shqipëri.
Në mbarë botën, Covid-19 ka shkaktuar 14,611 viktima. Vendi më i goditur nga ky virus, është Italia, me 5,476 viktima.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/