Mjeku anestezist Roland Xhaxho ka treguar mbrëmjen e sotme disa simptoma që duhet të shfaqë një individ i prekur me covid-19 që të telefonojë numrin e Urgjencës 127.
“Sa fillon vështirësia në frymëmarrje. Kur fillon lodhja që nuk shkoni dot në tualet. Kur vendosni maskën e oksigjenit etj. Dhe mënjëherë kur fillon temperatura duhet të telefonini 127 për tu transportuar për në Spital, por gjatë transportit asnjëherë pacienti nuk duhet të shkëputet nga oksigjeni.
Pastaj në spital ka etapa më të komplikuara. Stafi i Urgjencës pastaj ka pajisjet e veta. Respiratorët e veta”, u shpreh Mjeku në një intervistë për gazetaren Eni Vasili.
Më tej, mjeku Roland Xhaxho ka treguar dhe se cila pjesë e Shqipërisë është më e prekura nga koronavirusi, në bazë të hartës së të infetuarëve të konfirmuar.
“Pjesa nga Mati në Shkumbin më e prekura nga virusi dhe kjo bën që pacientët e rënduar të jenë të pakët. Kjo na ndihmon ne që të kemi më shumë mundësi oksigjenimi”, ka thënë mjeku.