Shqipëria mikpret sot Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, viziton për herë të parë Tiranën, duke mbërritur që mbrëmë në Shqipëri.