Pas vendimit të ministrave të BE për ti dhënë ‘ok’ Shqipërisë për hapjen e negociatave, ka ardhur dhe reagimi i kryetares së Grupit Parlamentar demokrat Rudina Hajdari.
Me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se ka luftuar për këtë moment gjatë gjithë angazhimit të saj politik dhe arsyeja pse ajo mori vendimin për të dalë kundër Partisë Demokratike dhe qëndruar në Parlament.
“Në çdo ditë timen në Parlament që prej fillimit të angazhimit tim politik, e deri ate ditë që mbajta mandatin, kundër vendimit të Partisë Demokratike, kam luftuar dhe theksuar në çdo fjalë apo hap timin, mbështetjen maksimale për misionin historik të filluar nga studentët e dhjetorit në vitin 1990.
E kam vendosur interesin e Shqipërisë mbi çdo interes tjetër, për të hedhur njëherë e mirë në koshin e plehrave një politikë partizane e cila e ka lënë Shqipërinë pas në këto 30 vite.
Ndaj dhe sot jam shumë e lumtur për vendimon pozitv të dhënë nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
LEXO EDHE: Fajin e ka Agim Hushi që tha të vërtetën/Ta “vrasim”?!
Opozita parlamentare ka punuar dhe luftuar fort që kjo mundësi to ofrohej Shqipërisë një ditë e më parë. Por edhe opozita jasht parlamentare bëri angazhimin e saj në Reformën Zgjedhore. Por kjo betejë nuk mbaron këtu.
Çdo gjë që është në interes të kombit tonë, duhet të jetë në interes parësor të të gjthëve ne. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të kontribojmë në të mirën e përgjithshme, dhe shtytjen e vendit tonë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të ëndërruar prej shumë kohësh.
Urime Shqipëri për këtë ditë historike., shprehet Hajdari./CNA.al