Këto foto po bëjnë xhiron e mediave kryesore ndërkombëtare. Ato tregojnë një spital të improvizuar, të ngritur në një qendër konferencash në Madrid të Spanjës.
Kryeqyteti spanjoll është më i godituri nga koronavirusi në vend.
Koronavirusi nuk i ‘prek’ ata që kanë makina të shtrenjta
Spitali ka 5500 shtretër dhe është më i madhi i këtij lloji në Europë. Këtë fundjavë aty do vendosen 300 persona.
Në Spanjë janë regjistruar deri tani mbi 1700 viktima nga koronavirusi. Numri i të prekurve i ka kaluar 28 mijë. Spanja është vendi më i goditur në Europë pas Italisë.