Është konfirmuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Personi që ka humbur jetën është një 82-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës. Ai ka vdekur në Infektiv.
Sipas mediave kosovare se bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus dhe qe kishte ardhur nga Italia javë më parë.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.
Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.