Nesër do të mbahet seanca për mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kjo u vendos sot me 6 vota, 4 për e 2 kundër në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Seanca pritet të mbahet në orën 11:00, derisa tashmë këtë mocion po e përkrahin edhe partitë opozitare, PDK, AAK dhe NISMA.
Ndërsa, burime të Indeksonline mësojnë se shteti i Kosovës shumë shpejtë do të bëhet me qeveri të re.
Burime të njëjta gjithashtu thonë se Partia Demokratike e Kosovës, s’do të jetë pjesë e kësaj qeverie, e kundërta e asaj që thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline