Tuesday, 5 July, 2022
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Koronavirusi/ Të shëruarit po sëmuren sërish, çfarë po ndodh në Kinë

    adrenanet.com by adrenanet.com
    23 March, 2020
    in Aktualitet, Bota, Shëndeti
    0
    Home Aktualitet

    Në Kinë, shtetin ku besohet se lindi koronavirusi i ri, ka persona të shëruar që po preken për herë të dytë nga virusi. Tu Yuanchao, zv/drejtori i komisionit shëndetësor në provincën Hubei, tha se ata që testohen pozitiv dhe shfaqin simptoma të koronavirusit për herë të dytë, dërgohen në spitale për trajtim derisa të plotësojnë përsëri kushtet e shërimit. Më pas, vëzhgohen për dy javë në izolim.

    RELATED POST

    Putin kërkon heqjen e sanksioneve në Samitin e G20-ës

    Ilaçi eksperimental Remdesivir, mund të bëhet më i disponueshëm

    Por ata nuk llogariten si raste të reja, citohet Tu nga mediat kineze.

    “Ata që ritestohen pozitiv tashmë janë raportuar si raste të konfirmuara në testin e tyre fillestar, kështu që ata nuk do të llogariten vazhdimisht si raste të reja,” tha ai.

    Kryeministri Li Keqiang deklaroi në një takim të forcave të punës në Pekin të hënën se “transmetimi lokal [i sëmundjes] në të gjithë vendin është ndërprerë në thelb, por rreziqet e rasteve të izoluara ose shpërthimit të lokalizuar ende ekzistojnë”.

    Ndërsa nuk ka një numër në rang kombëtar për ata që ritestohen pozitivisht, autoritetet shëndetësore në provincën Guangdong, në jug të vendit, thanë në fund të muajit të kaluar se rreth 14 përqind e pacientëve – më shumë se njëqind në atë kohë – të cilët u shëruan nga koronavirusi, u testuan pozitiv përsëri.

    Wang Xinhua, kreu i Universitetit Mjekësor Guangzhou,tha se është e mundshme që pacientët të riinfektohen. “Nuk është e qartë nëse ata kanë fituar një imunitet të fortë pas shërimit. [Reinfektimi] nuk është një mundësi e lartë por është akoma i mundur”, deklaroi.

    Peng Zhiyong, drejtor i kujdesit intensiv në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan, tha që vetëm 1 përqind e pacientëve klasifikoheshin në këtë kategori.

    Përveç Hubei dhe Guangdong, raste të ngjashme janë raportuar në Sichuan, Hunan, Tianjin dhe Shaanxi. Sidoqoftë, ende nuk ka udhëzime kombëtare për përcaktimin e këtyre pacientëve.

    Raste pozitive në mesin e pacientëve të shëruar janë raportuar po ashtu në Japoni dhe Korenë e Jugut.

    Yang Nian, një mjek në Wuhan, tha se ai mendonte se rezultatet negative përpara se pacienti të dilte sërish pozitiv, mund të ishin “negativë të rremë” që nuk arrijnë të zbulojnë sasitë e vogla të virusit akoma brenda pacientit.

    Sipas udhëzimeve për Covid-19, pacientët kualifikohen si të rikuperuar dhe mund të dalin nga spitali kur testohen negativisht dy herë radhazi.

    BoldNews

    Lajme të Ngjashme

    Tags: AktualitetBotaShëndeti
    Share97Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Putin kërkon heqjen e sanksioneve në Samitin e G20-ës
    Bota

    Putin kërkon heqjen e sanksioneve në Samitin e G20-ës

    27 March, 2020
    Ilaçi eksperimental Remdesivir, mund të bëhet më i disponueshëm
    Bota

    Ilaçi eksperimental Remdesivir, mund të bëhet më i disponueshëm

    27 March, 2020
    Trump përpiqet të qetësojnë amerikanët për pasojat ekonomike nga koronavirusi
    Bota

    Trump përpiqet të qetësojnë amerikanët për pasojat ekonomike nga koronavirusi

    27 March, 2020
    G-20 virtuale, 5 trilion $/ Ndihmë ekonomisë globale të gjunjëzuar nga koronavirusi
    Bota

    G-20 virtuale, 5 trilion $/ Ndihmë ekonomisë globale të gjunjëzuar nga koronavirusi

    27 March, 2020
    A ka raste koronavirusi në Korenë e Veriut, vendi më i izoluar në botë?
    Bota

    A ka raste koronavirusi në Korenë e Veriut, vendi më i izoluar në botë?

    27 March, 2020
    Në mesin e pandemisë, papunësia në SHBA mbërrin nivel rekord!
    Bota

    Në mesin e pandemisë, papunësia në SHBA mbërrin nivel rekord!

    27 March, 2020
    Next Post
    MESAZHI/ Balla: Për të gjithë ata që u “shqetësuan” se pse Forcat e Armatosura Shqiptare dolën nga kazermat

    MESAZHI/ Balla: Për të gjithë ata që u “shqetësuan” se pse Forcat e Armatosura Shqiptare dolën nga kazermat

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist