Boris Johnson përballet me presion masiv për të imponuar një bllokim të stilit evropian për të shmangur katastrofën e koronavirusit.
ohnson dha urdhër që të mbylleshin baret, restorantet, kinematë, palestrat etj.
Po edhe pse kryeministi bëri thirrje për të shmangur sa më shumë transportin publik dhe të punonin nga shtëpia ata që mundeshon, metrotë e Londrës sot ishin plot. Në disa foto të publikuara nga mediat brtianike, shohim se metrotë dhe autobusat në Londer janë plot e përplot me njerëz më shumë se ne ditët normale.
Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 5837 persona të prekur dhe 289 vdekje. Sipas të dhënave përhapja më e madhe e virusit është në Londër, pasi një pjesë e njerëzve s’janë izoluar sipas urdhërit të qeverisë.
Mbushja e trenave në Londër konsiderohet si motori i shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar. Pas një fundjave në të cilën turmat u mblodhën në parqe dhe monumentet për të marrë rrezet e diellit, Johnson e vendosi në mënyrë efektive vendin në paralajmërimin e tij të fundit mbrëmë, duke thënë se nuk duhet të ketë “dyshim” se ai do të ndërmarrë veprime drastike.