Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 81-vjeçare dramaturgut me famë botërore Terrence McNally.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij: “Unë konfirmoj këtë lajm tronditës që Terrence McNally ka vdekur në një spital në Florida”, tha Matt Polk.
”Terrence McNally, dramaturg që fitoi katër çmime ”Tony Awards” vuante nga kanceri i mushkërive”, shtoi ai.
Ndër veprat e tij me të famshme përmendim “Master Class”, “Kiss of the Spider Woman” dhe “Ragtime”.
Homoseksual i deklaruar, ai ka shkruar veçanërisht për homofobinë dhe SIDA-n.
Vepra e tij “Corpus Christi”, shkaktoi skandal në fillim të viteve 2000 pasi përfaqësonte një Krisht homoseksual, i joshur nga Juda.