Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri.
Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është ne gjendje tepër të rëndë.
Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga Koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura.
Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës.
Mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me vdekjen.