Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Atalantës, në duelin ndaj Juventusit. 31-vjeçari kontribuoi me asist në barazimin 2-2 që bergamaskët regjistruan në transfertë ndaj “Zonjës së Vjetër”. Gjimshiti dhuroi asistin e golit të barazimit të shënuar nga Kopmeiners në minutën e 75-të. Shqiptari u vlerësua me notën