Një pjesë e mirë e të prekurëve nga Covid-19 mund ta kalojnë atë pa simptoma, por të dhënat e mbledhura nga vendet e prekura masivisht, tregojnë se ka disa simptoma të fshehura prej të cilave mund të kuptosh diçka
Rinologët në Britani, shkruan Business Insider, janë shprehur se një humbje e menjëhershme e nuhatjes mund të jetë një “simptomë e fshehur” e koronavirusit, edhe nëse kjo nuk shoqërohet me asnjë simptomë tjetër.
Në Korenë e Jugut, në Kinë dhe në Itali një e treta e pacientëve që kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, kanë raportuar vështirësi në nuhatje apo shije.
Në Korenë e Jugut, ku testimet janë bërë në masë, 30% e pacientëve që rezultuan pozitivë kanë patur problemin kryesor humbjen e nuhatjes/shijimit.