Ish-futbollisti i Milanit, Ricardo Kaka, i ka ofruar mbështetjen e tij popullit Italian dhe Maldinit, i cili së fundmi ka rezultuar pozitv me COVID-19, së bashku me djalin e tij Daniel.
Ricardo Kaka ka folur në një intervistë të mbajtur “live” në Instagram. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, ishte i shoqëruar nga këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini. Dyshja e famshme, kanë folur për situatën emergjente që po kalon pothuajse e gjithë bota, ndërsa janë ndalur te Brazili dhe Italia.
“Dal jashtë vetëm në rast nevoje. Po, jemi në shtëpi në Sao Paulo në karantinë prej 8 ditësh. Jemi pak vonë në Brazil, sepse virusi ka ardhur vonë dhe kjo gjë është e mirë. – ka thënë fillimisht Kaka për situatën në Brazil.
Për situatën në Itali, ai shtoi: “Këto janë me të vërtetë kohë të dhimbshme dhe të vështira, por kemi shpresën dhe besimin që ky moment i keq do të kalojë. Italia gjithmonë do të mbetet një vend i bukur. Jemi gjithmonë me të. Një përqafim i madh.”
Një mesazh për Maldinin? “Gjithmonë, Forca Milan! Maldini është mirë dhe do të përmirësohet. Edhe djali i tij Daniel po bën të njëjtën gjë. Kapiteni i madh, gjithmonë me ty!”
Në fund këngëtarja dhe futbollisti, së bashku këndojnë himnin e Milanit, siç shihet në videon e mëposhtme…
😍 @KAKA ❤️🖤pic.twitter.com/sGf99KyMPq
— SempreMilan (@SempreMilanCom) March 24, 2020