Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe është karantinuar.
Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjete sociale i uron shërim të shpejtë Bratajt si dhe i shpreh solidaritet familjes së tij.
Në postim, presidenti shton se është tepër e rëndësishme dhe prioritare të shtohen masat mbrojtëse për stafin mjekësor.
Top Channel