23 Mars, 2020 18:58 Përditësuar: 19:00
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka deklaruar se me shumë mundësi një pjesë e të burgosurve të një katëgorie të caktuar do të dalin nga qelitë me leje të posaçme. Në një lidhje me Skype, në “Report Tv”, Ismaili tha se ata që arrestohen së fundmi, fillimisht futen në dhoma të posaçme për të kaluar periudhën e karantinimit dhe më pas bashkohen me të tjerë. Ai shtoi gjithashtu se janë marrë masa për ndalimin e takimit të të burgosurve me familjarët, duke i zëvendësuar ato me biseda online. Ndërsa ajrosja, sipas Isamilit bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet. Ai shtoi gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë rast, por edhe nëse do të ketë, pavioni është ngritur dhe është gati.
“Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Po shihet mundësia e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje. Deri më tani nuk kemi asnjë rast, janë detajuar protokollet e distancimit, ndonëse ka përqendrime. Kemi kufizuar takimet familjare, i kemi zëvendësuar me video kështu që realizohet më së miri distancimi social dhe minimizohet futja e personave nga jashtë. Ajrosja bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet. Ka raste kur vijnë të rinj, ata nuk futen në sektorë me të tjerë por vijojnë karantinimin në dhoma të posaçme. Janë marrë masa nëse do të ketë të dyshuar. Në spitalin e burgut është bërë gati pavioni nëse do të shfaqet ndonjë,”– u shpreh drejtori ndër të tjera.
Vetëm më datë 3 mars u hapën dyer e burgjeve dhe lanë qelinë 175 të burgosur, emrat e të cilëve janë pjesë e listës së amnistisë së fundvitit.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.
(f.m/dosja.al)