Sunday, 26 June, 2022
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Gënjeshtrat që thuhen për koronavirusin

    adrenanet.com by adrenanet.com
    24 March, 2020
    in Aktualitet, Dhe të tjerat, LAJME, SHQIPERIA
    0
    Home Aktualitet

    E vërteta se si mund të marrim koronavirusin, sa janë më të rrezikuar të moshuarit dhe çka duhet të bëhet për të shmangur infektimin

    RELATED POST

    Shënohet viktima e 7 nga Covid-19, shkon në 174 numri i të prekurve nga virusi

    KORONAVIRUSI/ Viktima e shtatë vuante nga disa sëmundje. Shkoi sot në spital dhe…

    Këto tema kanë nxitur interesim të madh dhe për to po jepen përgjigje të ndryshme, e për disa prej tyre janë demantuar në një artikull të “The Guardian”.

    Spekulimi 1: Maskat e fytyrës nuk funksionojnë

    Bartja e një maske të fytyrës sigurisht s’është garanci se s’do të sëmureni, mund të merrni virusin edhe përmes syve dhe grimcat e vogla virale mund të depërtojnë. Gjithsesi, maskat janë efektive kundër spërklave, që njihen si transmetuesit kryesorë të koronavirusit. Nëse keni kontakt të afërt me dikë të infektuar, një maskë ul shanset për marrjen e virusit. Nëse keni simptoma të koronavirusit, apo jeni diagnostikuar me të, vendosja e maskës mund të mbrojë të tjerët. Andaj maskat janë vendimtare për kujdesin e njerëzve që punojnë dhe atyre që kujdesen për të tjerët.

    Spekulimi 2: Virusi po pëson mutacion, po bëhet më vdekjeprurës

    Të gjitha viruset akumulojnë mutacione përgjatë kohës dhe virusi që e shkakton Covid-19-shin nuk është ndryshe. Sa janë të përhapura llojet e virusit varet nga selektimi natyror – versionet që janë të shpejta dhe replikohen me sukses në trup do të kenë më së shumti “sukses”. Kjo nuk nënkupton që do të jenë më të rrezikshmit për njerëzit, sepse viruset që mbysin njerëzit nuk janë aq lehtë të transmetueshëm. Sipas 103 mostrave të viruseve nga pacientët në Wuhan të Kinës, dolën dy lloje të virusit, njëri “L” dhe tjetri “S”. Edhe pse lloji “L” ishte më i përhapur se versioni “S”, virusi “S” ishte më i vjetër. Sipas ekspertëve kinezë, lloji “L” ishte më agresiv, por kjo teori është vetëm spekulim në këtë fazë – pasi akoma s’ka pasur krahasim direkt mes njerëzve që marrin njërin apo tjetrin lloj apo as sa kanë vuajtur ata, shkruajnë mediat shqiptare.

    Spekulimi 3: S’është më i rrezikshëm se gripi sezonal

    Shumë njerëz që marrin koronavirusin nuk do të përjetojnë më shumë se simptomat e njëjta me të gripit sezonal, por profili i përgjithshëm i sëmundjes, përfshirë shkallën e vdekshmërisë, duket më i rrezikshëm. Në fillim, shkalla e vdekshmërisë mund të jetë jo e saktë pasi shumë raste me simptoma të lehta as nuk regjistrohen. Por eksperti Bruce Aylward nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka udhëhequr një mision në Kinë, ka thënë se kjo s’ka ndodhur me koronavirusin. Nëse konfirmohet njëjtë me testime të mëtutjeshme, kjo nënkupton që rreth 1 për qind e rasteve përfundojnë me fatalitet. Kjo e bën Covid-19 dhjetë herë më të rrezikshëm se gripi sezonal, që brenda vitit mbyt mes 290 mijë dhe 650 mijë njerëzve në botë

    Spekulimi 4: Vret vetëm të moshuarit, të rinjtë mund të relaksohen

    Shumica e njerëzve që nuk janë të moshuar dhe nuk kanë shëndet të dobët nuk do të sëmuren shumë nga koronavirusi. Por sëmundja ka shans të lartë që të çojë në simptoma serioze respiratore në krahasim me gripin sezonal. Në grupet tjera të rrezikuara hyjnë punëtorët shëndetësorë për shkak të ekspozimit më të madh ndaj virusit. Veprimet që marrin njerëzit e rinj e të shëndoshë, përfshirë raportimi i simptomave dhe përmbajtja e instruksioneve të karantinës, do të kenë rol të madh në mbrojtjen e shoqërisë.

    Spekulimi 5: Duhet të rrini me një person të infektuar për dhjetë minuta

    Për gripat, disa këshilla shëndetësore janë që të mos afroheni dy metra me një person të infektuar i cili kollitet apo teshtin për 10 minuta apo më shumë. Gjithsesi, është e mundshme të infektohesh me kontakt të shkurtër apo duke marrë virusin nga sipërfaqet e kontaminuara, edhe pse kjo mendohet të jetë rrugë më e rrallë e transmetimit të sëmundjeve.

    Spekulimi 6: Vaksina do të jetë e gatshme për pak muaj

    Shkencëtarët ishin të shpejtë për të hapur rrugën për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri, duke u ndihmuar nga lansimi i hershëm i gjenetikës së virusit, nga hulumtuesit kinezë. Zhvillimi i një vaksine të sigurt merr kohë. Tashmë disa ekipe kanë nisur testimet nëpër kafshë. Gjithsesi, testimi në masë kërkon edhe më shumë kohë gjatë. Një vaksinë për treg e gatshme për një vit do të konsiderohej e shpejtë.

    Tags: AktualitetDhe të tjeratLAJMESHQIPERIA
    Share97Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Shënohet viktima e 7 nga Covid-19, shkon në 174 numri i të prekurve nga virusi
    Aktualitet

    Shënohet viktima e 7 nga Covid-19, shkon në 174 numri i të prekurve nga virusi

    27 March, 2020
    KORONAVIRUSI/ Viktima e shtatë vuante nga disa sëmundje. Shkoi sot në spital dhe…
    Aktualitet

    KORONAVIRUSI/ Viktima e shtatë vuante nga disa sëmundje. Shkoi sot në spital dhe…

    27 March, 2020
    Ismaili: Mirë që SHBA ia dha përgjigjen Kurtit sepse ai helmonte popullin me mashtrime
    LAJME

    Ismaili: Mirë që SHBA ia dha përgjigjen Kurtit sepse ai helmonte popullin me mashtrime

    27 March, 2020
    Limaj: nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë eshtë garancë dhe nder për vendin
    LAJME

    Limaj: nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë eshtë garancë dhe nder për vendin

    27 March, 2020
    Bislimi i VV-së: Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer
    LAJME

    Bislimi i VV-së: Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

    26 March, 2020
    Pacolli: Deklarata e sotme nga administrata e Trump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm
    LAJME

    Pacolli: Deklarata e sotme nga administrata e Trump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm

    26 March, 2020
    Next Post
    Koronavirusi në Shqipëri, pse kjo javë është shumë e rëndësishme?

    Koronavirusi në Shqipëri, pse kjo javë është shumë e rëndësishme?

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist