![FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë](https://i2.wp.com/javanews.al/wp-content/uploads/2024/03/Pashke3-600x331-1-300x166.jpg?w=1200&resize=1200,0&ssl=1)
Atmosfera e Pashkëve edhe këtë vit si gjithnjë në Pukë, bënë bashkë katolikë e myslimanë, teksa urojnë dhe shkëmbejnë dhurata në raste të tilla, si simbol i bashkëjetesës, model në mesin e dy komuniteteve.
E këtë traditë të bukur ndër shekuj tashmë po e perforcojnë dhe emigrantët, që dergojnë dhurata për vëllezërit e tyre në raste festash.
I tillë është dhe Lulzim Cina, emigrant pukjan në Greqi. Edhe pse ai i përket besimit mysliman, dërgon dhurata për vëllezërit e tij katolik me rastin e Pashkëve.
Në këtë prag feste, nisma të tilla e shtojnë edhe me atmosferën e festave dhe shtojnë gëzimin tek të gjithë shqiptarët, që gjithnjë janë lindur e rritur me shprehjen Bajram e Pashkë i kemi bashkë.
Në Pukë, ndihma e emigrantëve sa vjen e zgjerohet nga viti në vit, teksa ata tregojnë se dhe pse larg nuk harrojnë vendlindjen dhe bashkëvendasit që lanë pas.
/f.s