Një detaj gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken ngjalli debat sonte në studion e “Opinion”. Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu deklaroi se nuk ndodh në asnjë vend tjetër që një personalitet i tillë të takojë kryetarin e bashkisë, referuar fotos së Erion Veliajt që shtrëngon duart me Blinken.
Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ironizoi duke thënë se “paska shkuar situata në atë pikë që numri dy i shtetit më të fuqishëm të botës nuk ka informacion se kë do të takojë në Shqipëri”.
Ndërkohë të ftuarit e tjerë, e cilësuan si një moment mirëseardhjeje dhe jo takim të mirëfilltë.
Klevis Balliu: Ma gjej një rast tjetër kur një Sekretar i Shtetit, numri dy i shtetit më të fuqishëm në botë shkon takon kryetarin e bashkisë.
Julian Zyla: Nuk ka qenë takim…
Baton Haxhiu: Se ka takuar! Mirëseardhja nuk është takim, si je…
Klevis Balliu: Nuk ndodh në asnjë vend të botës.
-Nuk është takim zyrtar kam përshtypjen, është mirëseardhje.
Klevis Balliu: Zoti Fevziu, më gjeni një foto tjetër të këtillë në cilindo shtet që të doni ku vjen Sekretari i Shtetit dhe pritet nga kryetari i bashkisë. Se ka protokoll, është 3 vjet shkollë. Në të njëjtën kohë kur po jepej lajmi që jemi këtu te Piramida e rinisë e këto mashtrimet e këtij, dilte lajmi që ne jemi popullsia që po plakemi më shpejt në Europë.
Blerina Gjylameti: Qenkemi në një pikë skandaloze! Shtetet e Bashkuara, DASH duhet të fillojë të reflektojë në çfarë situate është…Vjen Sekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri pa asnjë informacion se kë do të takojë, për kryeministrin sikundër thanë më të korruptuar në raporte, që paska lobuar me 6500 dollarë për dhoma hoteli. Të kuptojmë ku kemi arritur! Me 6500 dollarë ka lobuar për politikën e SHBA-së, ka arritur Sekretari i Shtetit të vijë në Shqipëri, të mos ketë asnjë lloj informacioni se çfarë do të bëjë, jemi në një soj situate që unë besoj është kaq paradoksale, po arrijmë deri në nivelin e qesharakes. E dini se çfarë jeni duke thënë? A e dini se kush ka ardhur?! Kemi arritur tani që i japim informacion gjithë botës.
Klevis Balliu: Këto Ahmetaj, Beqajt e këto a janë të partisë? Se kanë gjysmën e grupit në burg…Ju keni një qeveri…
Blerina Gjylameti: Je paradoksal në ato që thua!
/a.r