Një banesë është shkrumbuan nga flakët në fshatin Gimaj të Shkodrës ditën e sotme, por fatmirësisht pa pasur lëndim të banorëve. Mësohet se shtëpia është shkrumbuar totalisht, edhe pse forcat zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse janë lajmëruar për rastin. Ende nuk dihen arsyet e nisjes së zjarrit, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar aksidentalisht.