“Transfermarkt” njihet botërisht tashmë për vlerësimin e çmimit të lojtarëve në mbarë planetin dhe shumica e medieve i referohen këtij portali. Herë pas here ata nuk ngurrojnë të formojnë formacionet më të mirë të kampionateve më të fortë të botës dhe këtë herë ka qenë radha e Premier Ligës.
Mjafton të shohësh këtë 11-she dhe kupton sesa lart është kampionati ishullor në krahasim me pjesën tjetër. Kushton plot 1.32 miliard euro dhe natyrshëm dominohet nga prezenca e lojtarëve të Liverpulit, me plot 6 pjesëtarë.
Në portë është Alison dhe para tij qëndron dyshja Laporte, Van Dajk. Në krahët e difensivës nuk mund të ishte tjetër përveç dyshes së Liverpulit, Robertson-Arnold. Pata tyre është ylli i Çelsit, Ngolo Kante, ndërkohë më të avancuar para francezit janë De Bryjne, Stërling dhe Sadio Mane. Në majën e sulmit ndodhet dyshja Salah-Kejn.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/