Presidenti Ilir Meta, kreu para ditësh testin e dyfishtë të koronavirusit për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19, pasi kishte takuar një person pozitiv në palestër.
Lidhur me këtë çështje, Meta ka rrëfyer me tepër sonte në emisonin “Open”, ku zbuloi edhe disa detaje të reja.
Meta the se frika e tij më e madhe ishte se një ditë më parë kishte takuar ministren e Shëndetësisë dhe Task Forcën, por dhe se kishte planifikuar të dhuronte gjak, dhe kështu u shmang një moment që askush nuk mund ti dinte pasojat.
“Jam shumë i lumtur që e bëra testin, ndoshta nuk do e kisha berë, por mora për fat të mirë mora informacionin se kisha qenë një palestër me dikë që rezultoi pozitiv.
Kisha planifikuar të dhuroja gjak, për të sëmurët talasemik.



U gëzova që mora këtë informacion sepse mund të kisha evituar një moment pa dashje, por që aksusj nuk e di pasojat.
Kisha vetëm një shqetësim. Një ditë më parë kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe Task Forcën.
Dyshim tek vetja nuk kisha, por për pasojat që mund të shkaktoheshin tek të tjerët.”/CNA.al