Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se situata është serioze në të gjitha dimesionet e saj.
“Situata është shumë serioze. Është serioze në të gjitha dimensionet e saj. Është serioze në rritjen e numrit të të infektuarëve, në numrin e rasteve të shtruara në spital dhe problematikat e shëndetit të tyre. Ata njerëz nuk kanë vetëm probleme me covid-19, kanë ankth, depresion sepe nuk e dinë nëse do të jetojnë apo jo.

Ata nuk na njohin as ne mjekëve se jemi të izoluar, na thonë kush jeni. Ndonjëherë ngaqë jemi të veshur me të gjitha masat nuk njohim as njëri tjetrin. Derisa nuk ka dalë një mekanizm anticovid ne jemi në dorë të qytetarëve që shpresoj të dëgjojnë këshillat tona dhe të dalin sa më pak nga shtëpia.
LEXO EDHE: Koronavirusi/ SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani
Ardhja në spital ka 100 probleme prapa. Nuk bëhet fjalë sa respiratorë kemi. Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë që kemi shumë pak në dorë për tu shëruar. Ardhja në atë spital dhe më këtë lloj sëmundje ka shumë pasiguri dhe shumë të panjohura. Të ikën pacienti nga dora duke bërë muhabet më atë. Ti nuk e merr vesh çfarë ndodh, pam pam. Ndodh që ti duke i matur tensionin, duke i matur temperaturë ai çedon menjëherë”, u shpreh Pipero.