Një 26 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke sepse kishte dalë nga karantina, për më tepër dyshohet se ka infektuar edhe 14 punonjës të policisë. Ndalimi i tij u bë në Vula të Greqisë, ndërkohë që ai kishte ardhur nga Londra.
Kur agjentët e kanë parë se ai kishte dalë nga banesa, i janë turrur për ta ndaluar. Ky i fundit, që dyshohet se ka probleme psikologjike, reagoi dhunshëm duke thyer pasqyrat e makinave. Jo vetëm kaq, por ai kundërshtoi edhe punonjësit e policisë që donin ta ndalonin.
I riu i pështyu ata dhe dyshimet janë se edhe policët janë infektuar.
Për këtë arsye, edhe ata janë vendosur në karantinë,në pritje të daljes së testeve.