Një numër i madh banorësh të njësisë bashkiake nr. 1 janë grumbulluar përpra minibashkisë së kësaj njësie.
Banorët e kësaj njësie janë grumbulluar për të kërkuar ushqimet të cilat janë shpërndarë në formë ndihmash për të përballuar situaën e vështirë që është krijuar nga koronavirusi.
Sipas Abc News, qytetarët thonë se prej ditësh nuk kanë marrë ndihma, dhe ato që janë shpërndarë janë dhënë në mënyrë selektive.
Forca të policisë bashkiake janë mbledhur për të siguruar mbajtjen e distancës së qytetarëve si masë detyruese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania