Nuk është vetëm Shqipëria shteti që ka ndërmarrë masa të ashpra për të frenuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19.
Sipas përllogaritjeve të AFP, në të gjithë botën, më shumë se 2.6 miliardë njerëz janë detyruar në shtëpi për shkak të kufizimeve për shkak të epidemisë së Coronavirusit.
Ditën e sotme u regjistruan 400.000 të prekur me COVID-19 në të gjithë botën.
Vendet me më shumë raste janë:
Kina me mbi 81 mijë persona, Italia me mbi 69 mijë persona, Shtetet e Bashkuara me mbi 49 mijë persona, Spanja me mbi 39 mijë persona dhe Gjermania me mbi 31 mijë persona.
Sa i përket Shqipërisë, deri tani janë 123 persona të prekur dhe 5 të vdekur.