Nëse nuk keni simptoma të koronavirus: Sipas CDC, simptomat e virusit përfshijnë ethe, kollitje dhe gulçim nuk keni pse e zhvilloni testin e koronavirusit. Gjithashtu nuk ju duhet një test nëse kohët e fundit nuk keni udhëtuar në një pikë të nxehtë të koronavirus, të tilla si Kina ose Italia apo nëse nuk keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që është diagnostikuar me koronavirus.
Por mjekët bënë të ditur gjithashtu se është e mundur që ju mund të keni koronavirus edhe nëse nuk keni simptoma.
“Testi thjesht nuk do të ndryshojë asgjë,” tha Ëalensky, një profesore në Shkollën Mjekësore në Harvard.
“Shumë arsye pse ne bëjmë teste është që në rast se rezultoni pozitiv tju japim dicka”, shtoi ajo, duke iu referuar antiviralëve që mund të zvogëlojnë kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave të gripit.
“Por kjo nuk është si gripi. Ne nuk kemi ndonjë gjë specifike për t’ju dhënë për koronavirus.”
Mjekët thanë që këshillat e tyre për të rinjtë e shëndetshëm me ethe dhe kollë do të ishin të njëjta pa marrë parasysh se çfarë e shkakton atë: Shkoni në shtëpi; pushoni; merrni shumë lëngje; qëndroni larg njerëzve të tjerë; dhe merrni kujdes mjekësor nëse zhvilloni gulçim.
“Nëse jeni në këtë grup, nuk keni probleme. Pavarësisht nëse keni grip ose Covid-19 ose ndonjë virus tjetër të frymëmarrjes, ne parashikojmë që ju do të bëheni mirë”, tha Schaffner, duke përdorur termin mjekësor për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. “Por nëse keni ndonjë simptomë që tregon se po keqësoheni, veçanërisht nëse keni ndonjë vështirësi në frymëmarrje, do të na telefononi”.
Pasi të shëroheni, duhet të vazhdoni të ruani sa më shumë njerëzit e tjerë, pavarësisht nëse sëmundja juaj ishte për shkak të koronavirusit ose diçka tjetër.