Kryetari i komunës së Mitrovicës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka ftuar qytetarët që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë.
Ky është postimi i tij:
Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qendrojmë në shtëpi.
Panik Jo, Kujdes PO!