Ditën e djeshme kancelarja gjermane Angela Merkel u fut në karantinë pasi kishte takuar mjekun që ishte i prekur me koronavirus. Kancelarja është ende në pritje të përgjigjes për testin.
“Kancelarja është mirë,” tha Steffen Seibert gjatë një konference të njoftuar të qeverisë, raporton Reuters.
Ai nuk pranoi të thoshte kur priten rezultatet e testit.