Kancelarja gjermane Angela Merkel ka testuar negative për koronavirus, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Më herët të hënën, shefi i kabinetit të saj Helge Braun, tha se Merkel kishte pasut vetëm një kontakt të shkurtër me një mjek që më vonë testoi pozitiv për koronavirus.
Ajo u vaksinua të premten pasdite kundër pneumokokut, një baktere që shkaktonte pneumoni, nga ky mjek dhe shkoi në karantinë të dielën, pasi mësoi se mjeku në fjalë kishte rezultuar pozitiv për Covid-19.
Merkel, 65 vjeçare, do të testohet në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të ardhshme.
Para se të hynte në karantinë të dielën, Merkel tha në një konferencë për media se Gjermania do të ndalojë takimet publike të më shumë se dy personave, mes një numri masash të mëtejshme kundër koronavirusit.