24 Mars, 2020 18:56 Përditësuar: 19:11
TIRANË– I gjithë stafi i “Abcnews” i është nënshtruar testimit për covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetarja dhe spikerja e këtij televizioni, Juli Xhokaxhi, e cila tha se kjo gjë ka ardhur për një kontroll të situatës, duke qenë se janë të gjithë në punë çdo ditë. Teksa kishte në lidhje me skype, ekspertin e shëndetit publik, Erion Dasho, Xhokaxhi e pyeti nëse duhen bërë teste në mënyrë masive.
“Ne këtu në ‘Abc’ kemi bërë testin të gjithë për të bërë një lloj kontrolli të situatës dhe meqënëse jemi të gjithë në punë. Ka një pikëpyetje shumë të madhe, a duhet të bëhen tamponë apo testime masive sepse ka pak kontradikta edhe në këtë?”– tha gazetarja duke pranuar këtu që i gjithë stafi i televizionit i është nënshtruar testimit për covid-19.
Tashmë ata janë në pritje të përgjigjes së analizave. Numri i prekurve me covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga spitali i durrësit dhe të tjerët nga spitali “shefqet ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në lezhë, has dhe berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu agro-kulturor dhe në spitalin onkologjik. Ndërkohë kryeministri edi rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(f.m/dosja.al)