Ish kryeminstri Sali Berisha thotë se sot më shumë se kurre duhet t’i themi jo panikut dhe po rregullave dhe kujdesit.
Sipas Berishës, Rama po përhap panik duke u servirur qytetarëve grumbuj me arkivolë dhe male me të vdekur.
“Ai me këtë strategji kriminale kulmoi dje duke postuar ne FB e tij foto dhe video ku paraqiteshin salla të mbushura me arkivole dhe foli për male me të vdekur.
Ai kaloi në këtë makabritet pasi dy javë ku qendroi i ngujuar në vrimen e miut në Sarajet e tij në Surrel çdo dite fliste në mesazhet e tij si halucinant për lufte me aeroplana luftarake, tanke, helikoptere, bomba, kamikaze, kufoma të pavarrosura deri dhe ditë kiameti, fliste për tradhetarë dhe postoi skena horror me të semurë se japin shpirt apo që dergjeshin moribond në salla reanimacioni etj etj.
Kurse dje sikur të ishte shef i ndonjë grupi terrorist apo kryeministër i Koresë së Veriut, ju drejtohet shqiptarëve me video dhe foto horror nga salla të mbushura me arkivola dhe vet flet për male me kufoma duke tmerruar kështu qindra mijra fëmijë por edhe të rritur ne kete vend”, shkruan Berisha./CNA.al