Numri i të prekurve nga koronavirusi në Spanjë po rritet në mënyrë tragjike dhe vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 434 viktima duke e çuar në 2206 numrin e të vdekurve në total.
Së fundmi është publikuar një video në internet, ku ka prekur zemrat e të gjithëvë. Kjo video tregon pamjet nga një spital i Spanjës ku të infektuarit me koronavirus nuk kanë as shtretër për tu shtrirë duke përfunduar të shtrirë përtokë.
Ditë pas dite numri i të prekurve po rritet dhe, për këtë arsye spitalet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë. Të infektuarit presin që mjekët t’i ndihmojnë dhe t’i japin mjekim.
Disa që kanë më shumë simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Pas videos ka ardhur edhe ragimi I autoriteteve spanjolle që kanë thënë se kjo video është marrë në datën 20 mars, ku ishte kulmi i të infektuarëve dhe situata i kishte dalë nga kontrolli.