Autoritetet gjermane kanë lëshuar një urdhër të rreptë për takimin e më shumë se dy personave, për shkak të pandemisë së COVID-19. Por ky urdhër duket se është thyer nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila raportohet se ka takuar një mjek të infektuar me COVID-19. Për këtë arsye, Merkel do t’i nënshtrohet procesit të karantinimit, deri në përgjigje të analizave.
Lajmi u bë i ditur nga prestigjozja Dojce Velle, ku shtoi se Merkel e kish takuar mjekun ditën e premte dhe se për arsye sigurie, do të vazhdojë detyrat e qeverisë në izolim nga banesa e saj.
Gjermania ka regjistruar deri më tani 93 viktima dhe ka 24447 raste aktive. Ndërsa janë shëruar 266 të tjerë.
Gjermania ditën e sotme deklaroi se do të shtojë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, madje gjobat për ata që shkelin rregullat mund të shkojnë deri në 25000 euro.