Kaos në burgjet e Kolumbisë. Mediat vendase raportojnë se të burgosurit kanë nisur një revoltë, ku deri tani flitet për 23 të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Instituti Kombëtar i Ndëshkimeve dhe Burgjeve, shprehet se në të gjithë vendin kanë nisur protesta. Ndërkohë sipas Ministrisë së Drejtësisë, është penguar një përpjekje masive për t’u arratisur, pasi shprehen se mund të jenë të prekur nga COVID-19. Por ministria shprehet se deri tani asnjë i burgosur nuk është i infektuar.