Doktor Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan ka thënë se vdekshmëria ndaj koronavirusit nuk është 3% por 0.2%.
I ftuar në ‘Opinion’ Allajbeu u shpreh se virusi ka qenë prezent në vendin tonë më herët që në muajin shkurt dhe se disa e kanë kaluar pa e kuptuar fare.
Më tej ai paralajmëroi se virusi nuk do jetë prezent në muajin maj ose qershor po do të kthehet në muajin shtator edhe pse më i butë se këtë herë pasi shumica e njerëzve do ta kenë kaluar dhe krijuar imunitet.
“Po të shohim studime rezulton se në bazë të mostrave rreth 50% mund të jenë të prekur dhe imunizuar. Që do të thotë se shumica e kalojnë pa e kuptuar fare. Ka studime që tregojnë që vdekshmëria nuk është 3% por në 0.2%.
Bota ishte e papërgatitur edhe sot testet po zhvillohen nga ato paisje që kanë qënë. Një paisje që Roshi lançoi është një paisje shumë efektive sepse brena 24 orëve mund të bëj 4.128 testime dhe ne e kemi. Këtu virusi ka ardhur shumë më para nga çfare kemi parë. Pas dy javësh mendoj se do të jetë piku. Kjo është si një flakë, nuk ka rëndësi se si është krijuar, apo ka ardhur nga kafsha. Jemi ballë për ballë me këtë virus. Ky virus është si një flakë që ndizet dhe shuhet dhe njerëzimi do të mbijetojë me këtë. Pas dy javësh do të arrijmë pikun. Do të preket një % e popullatës dhe nuk do të mjaftojë për imunizimin e tufës dhe ky virus përsëri do të vijë në shtator. Do të rikthehet në shtator deri sa të dalë vaksina. Do të jetë më i butë. Pasi një pjesë e mirë e popullatës do ta ketë kaluar. Ajo që ne duhet të shohim, është të bëjmë një përllogaritje ku do të qëndrojmë ne që të bëhemi gati për shtatorin, se kjo kaloi,” tha Allajbeu.
Ndërkohë, doktori ka theksuar se vendi ynë nuk ka mundësi të bëjë testime masive, ndërsa ka shtuar se përsëri edhe sikur të realizoheshin më shumë testime, nuk do të kishte efekt.
Ajo që është e rëndësishme është që në momentin që dikush rezulton pozitiv duhet të testohet i gjithë rrethi i tij që të bëhet i mundur izolimi i virusit.