Koronavirusi mund ta godasë më shumë Britaninë e Madhe sesa Italinë për shkak të mënyrës së funksionimit të sistemit kombëtar shëndetësor të vendit.
Alarmi është dhënë nga një mjek britanik i urgjencës në kushte anonime, transmeton KosovaPress.
Ai tha për Sky News se Sistemi Kombëtar i Shëndetit Britanik mund të “mbingarkohet plotësisht” për shkak të nevojave të të sëmurëve.
Mjeku kundërshtoi pretendimet se koronavirusi në shumë njerëz të infektuar shkakton vetëm simptoma të buta.
Ai tha se njerëzit po vinin në spitale me “pneumoni të zhvilluar dhe me të vërtetë të rrezikshme”.
Britania e Madhe ka një sistem të ngjashëm të kujdesit shëndetësor me Italinë dhe është në rrezik nga katastrofa.