Një mjeke 34 vjeçare e cila ishte e infektuar me COVID-19 vrau veten ditën e sotme në Itali. Mësohet se ndërmori këtë akt pasi kishte frikë mos kishte infektuar persona të tjerë. Kolegët e saj thonë se ajo e vuante shumë faktin se mund të kishte infektuar të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në spitalin e San Gerardo në Monza.
Bilanci tragjik në Itali po thellohet ende teksa ditën e sotme janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 6820.
Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.