Moderatorja e News 24, Ola Bruko, ka vendosur të vetëkarantinohet në shtëpi, duke lënë kështu studion e lajmeve. Njoftimin e ka bërë me dije nga vetë Bruko, e cila ka deklaruar se do të vetizolohet për gjashtë ditët e ardhshme.
“Ky ishte takimi i fundit në studion e lajmeve pasi në 6 ditëve të ardhshme do të jem në vetëkarantinim. Nuk mendoj se jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë simptomë…”
Nuk dihet nëse Bruko ka pasur ndonjë kontakt me ndonjë të prekur, gjë që e ka bërë spikeren e njohur të marrë këtë vendim të rëndësishëm.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/