Friday, 29 September, 2023
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Vajza e Nekibe Kelmendit: Nëna ime u shkarkua nga pozita e ministres

    adrenanet.com by adrenanet.com
    25 March, 2020
    in Politikë
    0
    Home Politikë

    Menjëherë pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, i cili tha se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar, por është tërhequr me kërkesë të LDK’së, ka reaguar vajze e Nekibe Kelmendt, avokatja Kosovare Kelmendi.

    RELATED POST

    Krasniqi: SHBA’ja demantoi Kurtin se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime territoresh

    Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB

    Ajo ka thënë se nëna e saj nuk është tërhequr, por është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, partia e të cilit kishte koalicion qeverisës me LDK’në.

    Si dëshmi ajo ka dërguar vendimin për shkarkim të nënshkruar nga Hashim Thaçi, të datës 31 mars 2010.

    Mesazhi nga vajza e Nekibe Kelmendit, Kosovare Kelmendi:

    Të nderuar deputetë,

    Unë, Kosovare Kelmendi, bija e Bajram e Nekibe Kelmendit, besoj që kam të drejtën morale t’ju drejtohem me këtë letër në këto momente të vështira për Kosovën dhe popullin e saj.

    Ju keni vendosur të mblidheni sot që t’ia ndryshoni kahjen vullnetit të popullit të shprehur me votë, më 6 tetor 2019. A jeni të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që keni ndaj popullit? Nëse jo, po ua rikujtoj se më shumë se që keni përgjegjësi ndaj të gjallëve të këtij vendi, ju keni borxh ndaj atyre mbi gjakun e të cilëve u ndërtua edhe Kuvendi, ku ju sot me një ngritje dore mund të na i shuani shpresat sadopak të ringjallura për një të ardhme më të mirë.

    Ju edhe mund ta keni harruar, por unë dhe familja ime e përgjysmuar, edhe po të duam nuk mund ta harrojmë kurrë mesnatën e 24-25 marsit 1999. Mbi 100 plumba u zbrazën atë natë mbi trupat e babait e vëllezërve të mi. Në këto 21 vjet, si familje dëshmorësh nuk kam kërkuar kurrfarë të mire nga asnjë pushtet. Kam jetuar e punuar si qytetare e përgjegjshme. Më ka mbajtur të fortë ideali dhe krenaria se gjaku i familjarëve të mi u bë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës. Madje, nuk iu kam dhënë zor as ta vëni në vend drejtësinë për ta, si vrasja e vetme politike e pazbardhur. Armiku i familjes time ka qenë gjithmonë i ditur.

    Por, sot, me mënyrën se si po keqpërdoret pushteti për të realizuar ambicie personale dhe për interesa partiake e grupore unë më nuk po e di cili është armiku im dhe i këtij populli.

    Nëna ime Nekibe Kelmendi, edhe pse me plagë në shpirt, vazhdoi kontributin për shtetësinë e Kosovës në partinë themeluese e së cilës ishte. Deri në frymën e fundit i qëndroi besnike edhe Lidhjes Demokratike edhe Kosovës. Me guxim atdhetar dhe intelektual ju bëri ballë jo vetëm sfidave, por edhe “ndërskamcave” ndërkombëtare dhe vendore. Betejën e fundit e pati me ish-ambasadorin Christopher Dell dhe qeverinë e atëhershme LDK-PDK, të drejtuar nga Hashim Thaçi. Përplasjet me Dellin i ka pasur pikërisht për formimin e gjykatave paralele serbe në veri të Mitrovicës, si rrezik i paralajmëruar për ndarjen e veriut të Kosovës.

    Këmbëngulësia e saj me një JO të fuqishme i kushtoi me shkarkim nga posti i Ministres së Drejtësisë. Me gjithë presionet ajo nuk pranoi të japë dorëheqje. “Le të më shkarkojnë se unë nuk dorëzohem. Nuk ka pazare në kurriz të popullit tim e të Kosovës. E paguaj, jo me pozitë, por edhe me kokën time për të mirën e vendit tim”, më thoshte. Qëndrimi i saj e kishte nervozuar shumë ish-ambasadorin Dell. “E urrej këtë Nekibe Kelmendin sepse kjo krejt punët t’i prishë. Por, ju kosovarët duhet ta duani”, ju kishte thënë Delli disa bashkëpunëtorëve të tij.

    Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje. E shkarkuan. Asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi. Por e brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni LDK-PDK nuk u prish. E atëkohë, as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte.
    Sot, kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliu, (kundër të cilit nuk kam asgjë personale), po pyetem, athua më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa kauza të cilën e mbrojti nëna ime. Ajo nuk pati përkrahje të këtillë partiake.

    E di se LDK-ja nuk është më ajo e kohës së Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Nekibe Kelmendit, Xhemajl Mustafës e shumë intelektualëve të tjerë, por dua të besoj se trashëgimia e tyre politike në LDK nuk ka vdekur plotësisht.

    Të nderuar deputetë,

    Para se të ngrehni dorën për ta votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, në kohën kur po rrezikohemi nga një armik i padukshëm, ndaluni dhe mendoni pak për peshën e vendimit që do të merrni. Kujdes se si do të mbaheni mend në histori. Mos ju hyni në hak as të gjallëve as atyre që me jetë e paguan lirinë e këtij vendi. Gjakun e familjarëve të mi nuk e fali!”.

    Tags: Politikë
    Share97Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Krasniqi: SHBA’ja demantoi Kurtin se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime territoresh
    Politikë

    Krasniqi: SHBA’ja demantoi Kurtin se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime territoresh

    27 March, 2020
    Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB
    Politikë

    Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB

    26 March, 2020
    Vjen reagimi i Isa Mustafës, pasi Amerika e mohoi planin sekret për territore
    Politikë

    Vjen reagimi i Isa Mustafës, pasi Amerika e mohoi planin sekret për territore

    26 March, 2020
    Rama: Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha këtu ku jam sot!
    Kryesore

    Rama: Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha këtu ku jam sot!

    26 March, 2020
    Berisha: Rama po përgatit t’i japë me PPP testin për koronavirusin dikujt që instalon antena
    #koronavirus#boldnews

    Berisha: Rama po përgatit t’i japë me PPP testin për koronavirusin dikujt që instalon antena

    26 March, 2020
    Rama flet hapur: Iki që nesër nga detyra, nëse dikush bind virusin të largohet
    Kryesoret

    Rama flet hapur: Iki që nesër nga detyra, nëse dikush bind virusin të largohet

    26 March, 2020
    Next Post
    Mbretëresha dhe Princ Çharles infektohen me Koronavirus

    Mbretëresha dhe Princ Çharles infektohen me Koronavirus

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist