Policia e Memaliajt ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm (20 gusht), ku një i moshuar u gjet i pajetë, por dyshohet se është vrarë me mjet prerës. Ndërkohë policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin, por me qëllim ruajtjen e sekretit hetimore dhe kapjen e tij nuk publikohen të dhëna mbi identitetin.