Ministri turk i Shëndetësisë, Farettin Koca, ka konfirmuar sot pasdite edhe shtatë vdekje dhe 343 raste të diagnostifikuara nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas përllogaritjeve, numri i përgjithshëm i të infektuarve është aktualisht 1 872, ndërsa ai i viktimave 44.
Turqia, një vend prej 83 milionë banorësh, deri tani nuk ka bërë të ditur vendndodhjet e vdekjeve.
Autoritetet kanë mbyllur shumicën e hapësirave publike, shkollave dhe universiteteve dhe kanë pezulluar faljet në xhami.
Ndërkohë ”Turkish Airlines” do të fluturojë vetëm në pesë drejtime, Nju Jork, Uashington, Adis Abeba, Hong Kong dhe Moskë.