Thursday, 7 July, 2022
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Tkurret tregu i fluturimeve nga koronavirusi, 20 milionë euro humbje në muaj

    adrenanet.com by adrenanet.com
    22 March, 2020
    in Ekonomia
    0
    Home Ekonomia

    “Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1 -vjeçare” Emergjenca e krijuar në vend për shkak të shtimit të rasteve me koronavis, po jep efekte edhe tek industria e aviacionit. Janë 18 kompani fluturimesh që operojnë në vend dhe për shkak të pezullimit të fluturimeve me Italinë, që zë gjysmën e tregut, këtij sektori do t’u mungojnë rreth 20 milionë euro në muaj të ardhura. Administratorja e kompanisë të fluturimeve “Albawings”, Etleva Hoxha, në intervistën për “Monitor” tha se për shkak të kësaj mase, numri i udhëtarëve do të ulet me 37 mijë pasagjerë në javë, apo rreth 160 mijë pasagjerë më pak në muaj. Zonja Hoxha thotë se efektet në të ardhura të munguara do të mbarten për një periudhë mbi 1-vjeçare në këtë industri.

    RELATED POST

    Ish-Universitetit Kristal do të shndërrohet në spital COVID 2

    “Pagë lufte” për çdo të regjistruar me ose pa rrogë në biznesin e vogël/ 1.57 miliardë lekë për 60 440 persona

    Pas marrjes së masës për pezullim të fluturimeve me Italinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ju si kompani a keni bërë disa llogaritje se sa është ndikimi në sektorin tuaj?

    Në tregun e fluturimeve në Shqipëri operojnë 18 kompani ajrore, të cilat realizojnë fluturime direkte në 30 destinacione, nga Tirana, kryesisht drejt vendeve të Europës. Për periudhën mars-prill ka një qarkullim prej 250 mijë pasagjerësh në muaj.

    Në javët e fundit u përballëm me bllokimin e fluturimeve me Italinë. Vetëm ky shtet mban 60% të peshës direkte të fluturimeve të pasagjerëve që realizohen nga aeroporti i Tiranës. E përkthyer në numra, në qoftë se do të jemi optimistë dhe të shpresojmë që kjo situatë do të zgjasë vetëm për periudhën mars-prill të vitit 2020, e cila nuk është periudhë piku e industrisë të aviacionit, lëvizja kufizohet për rreth 37 mijë pasagjerë në javë, apo 160 mijë pasagjerë më pak çdo muaj, që do të qarkullojnë drejt destinacioneve italiane vajtje – ardhje.

    Këto janë shifra të përkthyera në muaj me Italinë. Për sa u përket destinacioneve të tjera, parashikimi i fluksit është 250 mijë deri në 300 mijë pasagjerë në total që hyjnë e dalin me vendin tonë. Si pasojë e efektit në destinacionet e Italisë, mund të them se tregu i fluturimeve do të tkurret me rreth 37 mijë pasagjerë në javë.

    Kompanitë ajrore, të cilat realizojnë fluturime direkte me Italinë, do të preken në të ardhura të munguara në pasqyrat e tyre financiare, rreth 18 milionë deri në 20 milionë euro. Shifra është e konsiderueshme dhe me shumë mundësi që efektet e saj do t’i mbartë për një periudhë më shumë se 1-vjeçare.

    Para se të ndodhte bllokimi i fluturimeve, shumë qytetarë kishin rezervuar biletat, si do të veprohet për ta?

    Nëse flasim për kompaninë që unë përfaqësoj “Albawings” që në momentin e parë që morëm udhëzimet finale, se çfarë po ndodhte me fluturimet, shtuam burimet njerëzore për kujdesin e klientit. Të gjithë pasagjerët po kontaktohen personalisht për t’iu njohur e drejta e biletës të tyre të pashpenzuar, duke iu dhënë mundësinë e përdorimit të kësaj bilete për një periudhë të pacaktuar që pas datës të bllokimit të fluturimeve.

    Kjo masë do të shoqërohet pa penalitete dhe pa limite kohore. Ajo çfarë ne kemi menduar për t’u ardhur më shumë në ndihmë të gjithë klientëve tanë është edhe mundësia e transferimit të biletës të tyre. Secili nga këta pasagjerë që ka rezervuar në “Albawings”, biletën mund ta përdorë, për një të afërm, mik apo për këdo që ata mendojnë, pa i limituar që duhet të jenë ata vetë personat që duhet të udhëtojnë në fluturimet e ardhshme.

    Si veprohet në këto raste, çfarë masash do të marrin kompanitë e fluturimeve për të amortizuar efektin nga të ardhurat e munguara?

    Siç e përmenda edhe më lart, efekti i këtyre masave do të jetë i shtrirë në kohë. Parashikojmë që efekti të shtrihet 1 deri në 2 vjet. Kompanitë ajrore marrin masa drastike. Fillimisht në këtë situatë, kompanitë reduktojnë skedulet e fluturimeve, pasi avionët fluturojnë nënkapacitet për të përballuar kostot variabël të shoqërisë. Pas kësaj vjen edhe strategjia e kompanive për të reduktuar kostot e tjera fikse aq sa ato munden, si negociatat me furnizuesit e shërbimeve të tyre për ulje të çmimeve, deri sa situata të kthehet në normalitet.

    Cilët sektorë të tjerë janë të prekur në industrinë e aviacionit?

    Në Shqipëri, tregu për fat të keq nuk njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm të industrisë të aviacionit, agjencitë luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e produktit tonë. Në të gjithë vendin numërohen 950 agjenci, ku 300 prej tyre janë të vendosura në Tiranë. Edhe këto do të preken, pasi bllokohen të gjitha shërbimet që ato ofrojnë për pasagjerët, por edhe të ardhurat e tyre që gjenerojnë nga komisionet që ato vendosin për çdo biletë mbi çmimin e kompanisë ajrore.

    Pesha e transportit ajror është rreth 2% në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në krahasim me vendet e tjera, sa është pesha e këtij aktiviteti në PBB?

    Transporti ajror dhe industria e aviacionit, në përgjithësi, në shifra mesatare, në vendet e zhvilluara zë 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të çdo vendi. Përkthyer në shifra, sipas IATA-s, shoqata ndërkombëtare e transportit ajror, parashikohet që humbjet të jenë rreth 116 miliardë dollarë, apo 10-fishi i PBB-së të vendit tonë, që do të përballohet nga kompanitë ajrore. Shifra është e lartë por shpresohet që kjo periudhë do të jetë kalimtare dhe humbja të gjenerohet në vitet e ardhshme.

    Nga operatorët turistikë kemi marrë të dhëna se ka anulim 90% të biletave për periudhën e verës. Po tani çfarë do të ndodhë?

    Impakti i panikut dhe i stepjes të të gjithë pasagjerëve, të turistëve për të vizituar vendet nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë, por një indikator që do të zhvillohet për të gjitha vendet në botë. Ende nuk mund të dalim me një shifër ekzakte se sa është impakti në tregun shqiptar, kjo mbetet për t’u studiuar.

    A po shqyrtoni mundësinë e aplikimit të punës të zgjuar për punonjësit?

    Pa dyshim që po. Ne jemi mbledhur për shqyrtimin e mënyrave se si të bëhemi efektivë në këtë situatë që jemi dhe smart work është një opsion që do ta marrim në konsideratë.

    Tags: Ekonomia
    Share97Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Ish-Universitetit Kristal do të shndërrohet në spital COVID 2
    Ekonomia

    Ish-Universitetit Kristal do të shndërrohet në spital COVID 2

    26 March, 2020
    “Pagë lufte” për çdo të regjistruar me ose pa rrogë në biznesin e vogël/ 1.57 miliardë lekë për 60 440 persona
    Ekonomia

    “Pagë lufte” për çdo të regjistruar me ose pa rrogë në biznesin e vogël/ 1.57 miliardë lekë për 60 440 persona

    24 March, 2020
    Bashkimi Europian, 50 milionë euro Shqipërisë për luftën kundër COVID-19
    Ekonomia

    Bashkimi Europian, 50 milionë euro Shqipërisë për luftën kundër COVID-19

    24 March, 2020
    Shoqata Ndërkombëtare e Monedhave: COVID-19 nuk përhapet nga përdorimi i parasë cash
    Ekonomia

    Shoqata Ndërkombëtare e Monedhave: COVID-19 nuk përhapet nga përdorimi i parasë cash

    24 March, 2020
    COVID-19/ 121 kamionë nga Lushnja dhe Fieri, eksportet bujqësore vijojnë me të njëjtin volum
    Ekonomia

    COVID-19/ 121 kamionë nga Lushnja dhe Fieri, eksportet bujqësore vijojnë me të njëjtin volum

    23 March, 2020
    Qeveria shton 312 milionë euro borxhe për shkak të pandemisë COVID-19
    Artikull kryesor Lajme

    Qeveria shton 312 milionë euro borxhe për shkak të pandemisë COVID-19

    22 March, 2020
    Next Post
    Vetëm pak minuta, SHBA miraton shitjen e pajisjes së testimit të shpejtë për COVID-19

    Vetëm pak minuta, SHBA miraton shitjen e pajisjes së testimit të shpejtë për COVID-19

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist