Loading…
Bashkëpunimi ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti në luftën kundër koronavirusit, është duke shkuar për mrekulli.
Përderisa shumë njerëz po mendojnë që ata janë duke zhvilluar një armiqësi të rëndë, shumë pak po e kuptojnë taktikën e tyre.
Përderisa kryeministri ka ndaluar lëizjen e lirë, presidenti ka bërë thirrje që të mos zbatohet ky vendim.
Njerëzit po e shohin këtë si përplasje mes tyre, por kjo është e vërteta që e ka zbuluar kungulli.
Thaçi e Kurti janë duke zbatuar një taktikë për të hutuar koronvirusin. Njëri rrini brenda, tjetri dilni jashtë – koronavirusi do të hutohet.
Nuk do ta dijë se kah t’ia mbajë.
Koronavirusi do të përpiqet që të zbulojë së kë do ta dëgjojnë qytetarët e Kosovës. Duke lëvizur shpejtë, ai do të hutohet kur edhe do t’i jepet goditja përfundimtare nga Thaçi e Kurti.
Nëse ka sukses, sipas asaj që kemi kuptuar ne, planin do ta huazojë edhe Italia.