Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka treguar sot dallimin që ka gripi normal nga sipmomat që të jep COVID-19. Pipero i ftuar në emisionin “Open”, tha se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm, por dallimi është vështirësia në frymëmarrje.
“Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën.
Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth. U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen”, u shpreh Pipero.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/