Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të henë (24 qershor) në Portin e Sarandës. Paraprakisht raportohet se ka shpërthyer një bombol oksigjeni në një skaf, duke lënë të plagosur një person. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen.